Fitorja dy dite me pare ndaj Barletit ne ndeshjen e trete çerekfinale, ka bere qe Vllaznia e volejbollit te femrave te kualifikohet per ne gjysmefinale te kampionatit ku do te ndeshet me ekipin e Partizanit.

Ajo fitore ne “Qazim Dervishi” ne fakt i ka entuziasmuar te gjithe. Me se shumti trajnerin Dorian Tafa i cili prej dhjetorit punon i vetem me kete ekip dhe padyshim qe ndjehet i lumtur tashme per arritjen e objektivit. Ja çfare shkruan vete ai ne nje postim ne rrjetet sociale:

“Trajneri Tafa, i vetem” ka qene epiteti identifikues per mua qe nga muaji dhjetor e deri tani qe po mbyllim sezonin. Pavaresisht vetedijes per vertetesine e ketij termi nga ana e mediave apo komentuesve, deshiroj qe ne permbyllje te kesaj faze aspak te lehte per mua dhe vajzat, te shpreh qe nuk kam qene i vetem.

Se pari, kam patur mbeshtetjen e palekundur te presidentit Zekja. Se dyti, drejtoj nje ekip vajzash model jo vetem
si sportiste, por per te gjithe rinine shkodrane. Vajza me moshen mesatare 18 vjeç, me shume pak eksperience qe konkuruan me dinjitet me ekipe te konsoliduara dhe perforcuara nga lojtare te huaja.

E pare ne dinamike, vajzat te gjitha jane rritur profesionalisht dhe psikologjikisht. Jane permiresuar elemente teknike dhe taktike , kemi qendruar te forte dhe te qete edhe perpara humbjeve dhe kemi luftuar cdo dite si nje lojtar i vetem duke mbeshtetur njeri tjetrin ne kete rrugetim.

Se treti, kam patur mbeshtetjen e prinderve te tyre, qe me kane besuar gjene me te shtrenjte te tyre. Prandaj sot, mund te themi pafund kritika, mund te pretendojme per renditje me te mire apo kupe. Por do doja t’u them te gjitheve qe ashtu siç une jam krenar per vajzat e mrekullueshme qe kemi ne Vllaznine tone, te jene te gjithe pasi jane shembulli me i mire i rinise shkodrane!”