Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema vlerësoi maksimalisht Vllazninë për ecurinë e jashtëzakonshme që po bëjnë këtë sezon në kampionatin shqiptar.
Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, Mema i konsideroi shkodranët si ekipi që prodhon futbollin më të bukur në Shqipëri.
“Normalisht, janë dhe Teuta, Partizani, Laçi,Tirana. Të bind më shumë Vllaznia me lojën që bën. Janë sikur 3-4 vjet që luajnë bashkë që në mënyrën si konfigurohen.
Kanë kënaqësi kur luajnë, kanë entuziazëm. T’i sjell fitorja këtë emocion. Vllaznia luan më bukur nga të gjithë dhe është me meritë aty ku është”, u shpreh Mema.