Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andio Zeqiri është shumë afër kalimit në Serinë A, ku do të luajë me skuadrën e Parmës.

Sulmuesi 21-vjeçar, i cili është pjesë e Lozan në Zvicër, është gati të bëjë hapin e madh në karrierë për të kaluar në një kampionat të madh si Seria A.

Zeqiri do të largohet nga klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë, për të kaluar te Parma që mendohet se ka gati 3 milionë euro për të dhe marrëveshja sipas mediave italiane është thuajse e mbyllur.

Zeqiri në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës, teksa shumë shpejt pritet të përfaqësojë Kosovën, ku pritet t’i bashkohet për ndeshjet e tetorit.