Vllaznia mundi 2-0 Skënderbeun, në sfidën për javën e 13-të të Abissnet Superiore. Shkodranët iu falën golave të Hoxhaj dhe Aralica.
I mirënjohuri Ardi Mema është i ftuar në Sport News në News 24, ku foli pikërisht për këtë 90 minutësh. Mema shprehet se paavrësisht 3 pikëve, ekipi i Brdariç nuk bëri lojë që jep garanci.
“Ishte një ndeshje që Vllaznisë iu duheshin pikët. Nuk është se ka bërë ndonjë lojë që të befasojë apo të të japë garanci. Po ta shikosh ndeshjen, ishte e barabartë.
Një ekip duhet të ketë një lloj pragmatizmi. Në fund rëndësi kanë 3 pikët dhe kjo më motivon për vazhdimësinë time. Çdo trajner duhet të mendojë kështu. Ky kampionat është tejet i fortë” – tha ai./newsport/







