Barazimi 1-1 i Vllaznise me Partizanin fundjave qe shkoi i ka zhgenjyer te gjithe ne Shkoder. Tifozet prisnin me teper sepse ishte mundesia qe shkodranet t’i afroheshin edhe me shume kreut te renditjes, por kjo nuk ndodhi.

Ka qene nje 90 minutesh i zgjidhur brenda pak minutash me golat e Da Silves dhe Balajt, e me pas skuadrat sikur u pajtuan me barazimin. Kjo nuk ishte diçka e mire dhe e tille eshte konsideruar edhe nga nje ish- futbollist i njohur si Migen Memelli i cili ka qene i ftuar ne “Procesi Sportiv” ku dhe ka folur per kete ndeshje.

Memelli u shpreh: “E ndoqa me shume interes sfiden ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Skuadra shkodrane ishte me e avantazhuar ne kete ndeshje sepse duhej te guxonte me teper sepse nje trepikesh do t’i jepte mundesine asaj per te synuar me shume.

Nuk duhet te jesh i kenaqur me barazim ne kete ndeshje ndaj nje rivali direkt sepse nese ndodh keshtu, atehere kurre nuk do te mund te ngjitesh aty ku duhet dhe Vllaznia nuk e beri kete gje, te guxonte per me shume”./SHKODRA-SPORT.COM/