Dinamo dhe Skënderbeu dhuruan emocione në Elbasan Arena, me ndeshjen e javës së 15-të të elitës që përfundoi 0-0. Pavarësisht rasteve, asnjëra nga ekipet nuk realizoi dot.
Pas takimit për mikrofonat e Supersport folën trajnerët e të dyja skuadrave. I pari që dha mendimin e tij për 90 minutëshin në fjalë por jo vetëm ishte tekniku i ekipit nga Korça, Migen Memelli.
“Rasti në fund– Ajo që kisha parashikuar në këtë ndeshje doli. Kishim përballë një ekip të fortë. Janë gjëra që ndodhin.
I kemi bërë gjërat mirë. I thashë djemve edhe më përpara. Nuk ka dhuratë më të bukur se kjo përformancë. Detyra ime si trajner është të vendos në fushë ekipin sa më mirë. Brishtësia në raste të veçanta na penalizon. Mensah na ka ndihmuar edhe në raste të tjera. Ky i sotmi është vetëm një episod që duhet kaluar.
Unë e di mirë se çfarë lojtarësh kam. Nga kjo ndeshje dal me disa pengje. Një nga ato është Mensah. I dyti është një penallti e mohuar për prekje me dorë dhe goli i anulluar. Besoj se do bëjmë mirë. Janë edhe 21 ndeshje. Unë habitem sesi i marrin vendimet. Do doja t’i shikoja që të hiqja dyshimet e mia.
Sulmi- Ne kemi disa alternativa. E rëndësishme është që të kemi një grup solid lojtarësh.
Merkato- Në janar nuk ka shumë alternativa. Do bëjmë plotësimet tona” – tha ai.