Kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në startin e edicionit të rradhës të Memorialit Ndërkombëtar të boksit “Vllaznia”. Një memorial që zhvillohet në ndërim të Shyqyri Halilit, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili e Fadil Zhega, të gjithë këto figura të shquara të boksit shkodran dhe atij shqiptar që tashmë nuk jetojnë më.

Nga dita e martë në Shkodër do të nisë edhe ardhja e ekipeve pjesmarrëse teksa të parët do të mbërrijnë italianët. Më pas, belgët, bullgarët, grekët, kosovarët, malazezët dhe maqedonasit. Ndërkohë që edhe kombëtarja shqiptare do të grumbullohet para këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Starti siç është bërë e ditur, do të jetë më datë 5 prill në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërkohë që edhe më datë 6 ndeshjet do të nisin në të njëjtin orar, ndërsa finalet më datë 7 do të startojnë në orën 11.00, me qëllim dhënien e mundësisë së gjithë ekipeve për t’u larguar në kohë nga Shkodra.
© shkodrasport.com