Vllaznia ka lene pas barazimin 0-0 ndaj Tiranes dhe per me teper ate loje shume te bukur te zhvilluar ndaj Tiranes dhe nga sot ka nisur pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e premte ne “Loro Boriçi” ndaj Egnatias.

Ne pamje te pare konsiderohet nje sfide e lehte dhe nje ide e tille ekziston edhe ne opinionin sportiv shkodran, megjithate skuadra nuk duhet ta nenvleresoje kete sfide aspak.

Ka qene Mjeshtri i Madh Hysen Zmijani qe e ben nje paralajmerim per futbollistet dhe stafin drejtues te ekipit te Vllaznise, pikerisht ne pragndeshjen me Egnatian.

“Mua nuk me pelqen nenvleresimi qe i bejne ketyre skuadrave te vogla, ashtu siç i kemi bere edhe ne ne kohen tone. Ju siguroj se Vllaznia ndeshjet me te dobeta te saj gjithmone ka nxjerre ato me keto lloj ekipet.

Ka ndodhur keshtu sepse kemi hyre ne fushe me nje lloj nenvleresimi se do te fitojme lehte, por nuk na dilte loja ndaj ketyre lloj kundershtareve. Kurre nuk kemi luajtur bukur me ekipe te dobeta, madje edhe na kane ndeshkuar.

Prandaj pjestaret e Vllaznise se sotme nuk duhet te mendojne kurrsesi qe do ta kene te lehte ndaj Egnatias. Duhet ta vleresojne maksimalisht kete ndeshje, ndoshta me shume edhe se ate me Tiranen. E kujtoni sezonin e kaluar qe Vllaznia gaboi ne Shkoder ndaj Kastriotit dhe nga aty mori tatepjeten?

Prandaj dhe duhet qe te bejne kujdes per kete sfide. Paraqitja ne ndeshjen me Tiranen eshte nje garanci se skuadra i ka mundesite per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit dhe te luftoje deri ne fund per titullin kampion, por e perseris, duhet te beje kujdes ndaj skuadrave te ashtuquajtura te vogla”- ka thene Zmijani ne emisionin “Sport Arena” ku ka qene i ftuar./SHKODRA-SPORT.COM/