Specialisti i futbollit Shpëtim Duro ka qene i ftuar në emision “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba. Ai ka folur për tregun e transferimeve në Superiore, por dhe për tema të tjera lidhur me futbollin në vendin tonë. Ai eshte ndalur edhe tek ndeshja Tirana- Vllaznia per te cilen eshte shprehur:

Tirana-Vllaznia

E kam theksuar qe Vllaznia është ndër skuadrat më cilësore të kampionatit. Pra them që është superior me të gjitha skuadrat, por nuk po merr rezultatet e duhura. Vllaznia ishte dominante ndaj Tiranës. Tirana nuk luajti mire, por mori atë që deshi. Rezultatet mungojnë për Vllanzinë.

Duhet të jetë e kujdesshme në ndeshjet në vazhdim sepse duhen marrë pikët. Nga ana tjetër Tirana e këtij sezoni është pragmatiste. Nuk është skuadër më e mirë se sezonin e kaluar. Vjet kishin cilësi, por këtë vit funksionojnë më shumë si skuadër.

Është me meritë në krye por këtë ndeshje Vllaznia e dominoi. Tirana e mori lehtë ndeshjen. Vllaznia ishte agresive me Krymin dhe Jonuzin më mesfushë dhe nga kraëht me Gurishtën dhe Hakajn. Edhe trajneri e tha që e rëndësishme ishte që doli me pikë.”

Vllaznia kandidat kryesor për titullin

“Nuk ka Europë për Vllazninë. Po të nisen me ato objektiva në raport me vitin e kaluar ku dolën jashtë parashikimeve. Vjet u shkëputën me 10 pikë. Mund të bënin më mirë megjithëse arritën një objektiv të rëndësishëm.

Këtë vit Vllaznia nuk mund të fshihet për kampionatin. Kanë bërë afrime cilësore. Si Latifi, Dinje, Hakaj si Aralica e shumë të tjerë. Deri më tani nuk ka marrë rezultatet e duhura. Kanë mbingarkesë në sulm. Vllaznia e ka skuadrën të kompletuar.”