Eqerem Memushi ish- futbollisti dhe trajneri i njohur ka bere nje analize te Superiores dhe ka folur per javet e deritanishme por edhe ate se çfare pritet ne te ardhmen. Vlonjati nder te tjera eshte shprehur se pret qe Flamurtari me ne fund te gjeje fitoren e pare.

“Mendoj se Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia janë brenda pritshmërive dhe deri dikur edhe Elbasani me Vorën, mendoj se janë aty ku pritej. Për skuadrat e tjera do duhet të presim gjatë garës, sepse duhet mbyllur faza e parë që të flasim më shumë. Është shpejt për surpriza në renditje.

Ndërkoha java e 8-të dhe e 9-të që do luhen në pesë ditë, mendoj se do të duket se sa do e mbajnë ritmin e mirë. Me dy ndeshje në pesë ditë është pak ngarkesë, sepse skuadrat janë në tensionin e garës për të grumbulluar sa më shumë pikë.

Mendoj se Vllaznia-Tirana mbetet kryendendeshje e javës së tetë, por interesante do jenë të gjitha ndeshjet e tjera. Shpresoj se këtë javë Flamurtari do të marrë pikët e shumë pritura dhe Flamurtari të thyejë tesin, sepse kjo ndeshje do luhet në Vlorë.

Do thoja se deri në këto momente, niveli i Superiores është i kënaqshëm dhe diferencat mes skuadrave nuk janë të dukshme. Gjithnjë duke ju referuar renditjes dhe rezultateve të ngushta, ende nuk ka skuadra që të dominojnë”- është shprehur Memushi.