Kohet e fundit po diskutohet gjithnje e me shume ne lidhje me mungesen e shitjes se futbollisteve shqiptare jashte vendit. Ndonese ne momente te caktuara ka ndonje levizje qe realizohet, serish numri eshte i vogel.
Per ta shpjeguar pse ndodhe keshtu, menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi qe eshte i ftuar ne emisionin “Pressing”, ka folur ne lidhje me kete çeshtje duke thene:
““Ka humbur besimi. Niveli i talenteve ka rënë. Tani ekspozohesh më lehtë. Në Serie A dhe Bundesliga është e vështirë të luash”, tha fillimisht Gjyrezi.
Më pas shtoi: “Rrahmani shkoi në Kroaci dhe më pas në Itali. Pa formim të mirë nuk luhet në liga të mëdha. Problemet nisin nga akademitë. Trajnerët nuk presin shumë që të rritet lojtari. Duhen bërë strategji nga klubet”
Ne kete emision ka qene i ftuar edhe nje menaxher tjeter, Ilir Halili i cili eshte shprehur: “Jasir Asani ka ikur tek AIK. Kampionati shqiptar nuk prodhon shumë, kryesisht dalin lojtarë për nivele mesatare.
Kanë ikur në Belgjikë disa lojtarë, por nuk kanë patur minuta. Nuk mund t’i çojmë lojtarët direkt në kampionatet elitare. Këtu te ne shpërthejnë pas moshës 23 vjeç. Nuk janë të gjithë talente, është fjalë e madhe. Messi e Ronaldo janë të tillë”.