HomeKRYESOREMenaxheri shkodran dërgon një futbollist të kampionatit shqiptar në Katar

Menaxheri shkodran dërgon një futbollist të kampionatit shqiptar në Katar

Lajme të mira jo vetëm për futbollistët shkodranë por edhe për menaxherët e futbollit të këtij qyteti. Njëri prej tyre ditën e sotme ka zyrtarizuar një marrëveshje shumë fitimprurëse për një nga futbollistët e kampionatit shqiptar të cilin e ka bërë të firmos në Katarin e largët por me një kontratë milionerë. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e Kamzës, Ivan Fushtar. Ka qenë menaxheri Uliks Kotrri ai që ka bërë të mundur kalimin e tij tek Al Arabi.

Fushtar u përfol në fakt për një kalim te skuadra e Partizanit, por oferta e Katarit ka qenë më joshëse për të. Mbrojtësi do të përfitojë një kontratë milionere. Në arritjen e marrëveshjes ka ndikuar menaxheri shqiptar Ulis Kotrri. Shkodrani ka propozuar kroatin në skuadrën e Katarit dhe gjithçka është konkretizuar sot në hedhjen e firmës në kontratë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments