Takimi i sotem ne mes Tiranes dhe Vllaznise qe do te luhet ne oren 18.00 ne stadiumin “Selman Stermasi” pritet me interes nga ana e te dy ekipeve qe patjeter do te tentojne fort per ta fituar ate.

Por luajtja e kesaj ndeshje pa pranine e tifozeve konsiderohet jo normale per nje klasike te tille te futbollit shqiptar e cila ne historine 99 vjeçare te perballjeve ne mes tyre ka dhuruar gjithmone emocione te shumta.

Ne prag te ketij takimi, per “ta nxehur” edhe me shume atmosferen ka menduar edhe menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, shkruan:

“Klasikja Tirana- Vllaznia pa tifoze, eshte si nje dasem pa aheng (muzike per ato qe se kuptojne)”.

Krahasimi i Gjyrezit ne fakt qendron: Nje dasem pa aheng nuk ka fare kuptim dhe e tille mund te konsiderohet edhe nje ndeshje futbolli (per me teper nje perballje si Tirana- Vllaznia) kur luhet pa tifoze.

Federata Shqiptare e Futbollit ka denuar disa prej ekipeve per mbylljen e stadiumeve per shkak te sjelljes se tifozeve, por edhe kjo nuk eshte zgjidhje.
www.shkodrasport.com