Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMenaxheri zbulon të ardhmen e Hysajt

Menaxheri zbulon të ardhmen e Hysajt

Prej kohësh është folur shumë se Elseid Hysaj do të largohej nga Napoli që në merkaton e janarit, por agjenti i futbollistit shkodran ka rrëzuar këto zëra.

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësira në skuadrën e drejtuar nga Gattuso, Mario Giuffredi është shprehur se Hysaj, të paktën këtë sezon do ta përfundojë te Napoli.

“Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon te Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodhë.

Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj./a2cnn/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments