Gerard Pique dhe Sergio Ramos janë përfolur për një rivalitet mes tyre. Dy lider të mbrojtes në dy klube “armike” si Barcelona dhe Real Madridi, që gjithashtu konkuronin me nivelin e tyre edhe në prapavijën e Kombëtares së Spanjës.

Ish-lojtari katalanas ka folur së fundmi për raportin e tij me Sergio Ramosin.

Pique ka thënë për “Deportes Cuatro” se ka qenë mik i mirë me ish-mbrojtësin e Realit, por “fajëson” Mourinho-n për prishjen e marrëdhënies mes tyre.

“Unë dhe Ramosi kemi qenë shokë thuajse gjatë gjithë kohës, deri sa erdhi Mourinho te Real Madridi. ‘El Clasico’-t tona u bënë më të tensionuara”, ka treguar Gerard Pique.