I ka bashkuar ndoshta rastesia dhe fati por sebashku kane projekte shume te rendesishem per te realizuar. E kemi fjalen per boksierin shkodran Nelson Hysa dhe ate qe tani e tutje do te jete promotori i tij, Briget.

Ky i fundit jeton prej shume vitesh ne Amerike, por me origjine eshte nga Korça dhe ka vendosur te investoje ne boksin profesionist, teksa tek muskujt e Nelsonit sheh realizimin e shume endrrave dhe projekteve te tij. Njihet me emrin Briget dhe ditet e fundit ka udhetuar nga kontinenti i larget drejt Shqiperise, per te qene i pranishem ne “Grushtin e hekurt”, te cilen madje e ka sponsorizuar.

Promotori ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” diten e sotme, ka shpjeguar per arsyet pse ai vendosi ta ndermerrte kete inisiative por edhe per projektet qe ka per Nelson Hysen dhe boksieret e tjere shqiptare, prej te cileve ka mbetur i befasuar nga niveli i tyre.

“Besoj se jam ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur. Me Nelsonin kemi plane shume serioze dhe nese te premten mori gjerdanin e pare, ju siguroj se shume shpejt do te jete ne ring per nje nga titujt me te rendesishem boteror. Une kam shume besim ne aftesite e ketij boksieri.

Kam degjuar qe per gazeten tuaj ai eshte shprehur se brenda ketij viti do te jete ne 100- shen me te mire te Botes, por une ju siguroj se me menaxhimin tone ai duhet te luftoje per shume me teper, pse jo per te qene ne 50-shen me te mire”- eshte shprehur nder te tjera Briget.

Te plote prononcimin e ketij promotori por edhe te boksierit Nelson Hysa per projektet e tyre te ardhshme, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: