Djelmnia Shkodrane U-17 ka pesuar nje humbje ne transferte 2-0 ndaj Lushnjes ne ndeshjen e rradhes ne kampionat. Ky duel, i luajtur diten e djeshme ne Lushnje, foli me shume per skuadren vendase, e cila arriti ta mbylle pjesen e pare ne avantazh 1-0.

Ne kete 45-minutesh, Djelmnia Shkodrane U-17 u mundua te futej ne loje dhe te barazonte ndeshjen, por nuk ia arriti dot qellimit per ta bere nje gje te tille. Ne pjesen e dyte, Lushnja shenoi edhe nje gol tjeter, duke fituar te gjithe ndeshjen me rezultatin e paster 2-0.

Nderkohe, per t’u theksuar eshte qe ne minutat e fundit te ndeshjes, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Arber Shytani mbeti me 10-futbolliste ne fushen e lojes pas daljes me karton te kuq te Hotaj. Me kete humbje, Djelmnia Shkodrane U-17 mbetet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit, ne kuoten e 32-pikeve ne 17-ndeshje te luajtura deri me tani. /Maringlen ZHIVANI/


U-17: Lushnja-Djelmnia Shkodrane 2-0

Formacioni i Djelmnise Shkodrane: Tahiri, Kakini, Lezha, Delaj, Ndrevashaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Cezma, Docaj, Uldedaj (u aktivizuan: Precetaj, Hotaj, Dibra, Shkambi, Bregu) Tr: Arber Shytani