Mbrojtësi i Erzenit, Ardit Iljazi, u bë protagonist në minutën e 7- të të takimit ndaj Teutës në duelin që pati në zonë me Sherif Kallakun, i cili fitoi një penallti të kontestuar gjatë nga shijakasit.
Pas ndeshjes, fantazisti i Teutës deklaroi se kontaktin në penalltinë e fituar e pranoi edhe në një bisedë që kishte pasur pas ndeshjes me Iljazin.
Mirëpo, ky i fundit konfirmoi dje për “Panorama Sport” se diçka e tillë nuk ka ndodhur me lojtarin kundërshtar.
“Jo, nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Kallaku. Janë filma të tij. Penalltia nuk qëndronte, unë nuk e kam prekur fare”, ka thënë shkurtimisht Iljazi. Ndërkohë, Kallaku nga ana e tij është i vendosur se kishim të bënim me 11-metërsh neto.