Opinion nga Admir URUÇI

Ky mund të jetë viti i parë që drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë një menaxhim të mirë të fondeve të vëna në funksion të klubit të tyre. Pavarësisht se është folur për fonde të pakta, që do të akordohen nga ana e Bashkisë së Shkodrës për këtë ekip, sërish rezultatet e para dhe paraqitja e lojtarëve tregon se është bërë një punë e mirë. Janë ofruar shumë shkodranë, të cilët kanë qenë pjesë e klubeve të tjera të Superiores në sezonin e shkuar.

Gjithashtu është bërë e mundur që pranë ekipit të qëndrojë dhe portieri Vujadinoviç, ndërsa është rikthyer Rajoviç dhe është ofruar në çastet e fundit Bushiç. Vetëm me tre lojtarë të huaj, ndryshe nga gjithë sezonet e shkuara, dhe një Vllazni më shumë shkodrane se asnjëherë tjetër duket se do të jetë suksesi i këtij klubi. Drejtuesit kanë menaxhuar më si miri ato pak fonde që kanë pasur në përdorim, duke arritur gjuhën e përbashkët me lojtarët.