Rasti i Latifit dhe reagimi i tij ne momentin e zevendesimit gjate ndeshjes Egnatia- Vllaznia, ka marre te gjithe vemendjen e mediave dhe komentet e diskutimet rreth tij kane qene te shumta.
Nje diskutim i tille eshte bere edhe ne emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur edhe profesori dhe antropologu i njohur Perparim Kabo qe madje ka dhene edhe nje keshille per futbollistin e Vllaznise.
“Une e njoh Latifin, eshte nje djale shume i mire, por me beri pershtypje reagimi i tij ne kete ndeshje. Por dua te shtoj diçka: Kur nderrohen lojtaret e mire, eshte mire qe njeri nga pjestaret e stafit t’i dale perpara. Kjo ndodh ne çdo kampionat europian.
Kjo sepse gjendja emocionale e lojtarit eshte e renduar. Nuk eshte si nje lojtar i zakonshem qe mund te nderrohet, te hyje e te dali. Ai eshte nje lojtar primar te Vllaznia.
E dyta, kur e zevendeson, vete trajneri i afrohet lojtarit, i jep doren dhe mund t’i thote edhe diçka ne vesh. Une kam pershtypjen se Latifi duhet te kete nevoje per nja dy seanca te psikologu”./SHKODRA-SPORT.COM/