Skënderbeu përballet me Teutën të premten në transfertë në orën 14.00, në kuadër të kampionatit shqiptar. Korçarët vijnë në këtë 90 minutësh me një mungesë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Mensah, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Vendin e tij pritet ta zejë Belajdi Pusi, sulmuesi shkodran.

Tekniku Memelli nuk ka zgjidhje tjetër, pasi alternativat janë të pakta. Pusi synon të jetë vendimtar, në një takim kaq të rëndësishëm.

Të dyja ekipet luftojnë për objektiva të ndryshme në kampionat. Korçarët duan mbiejtesën, në një edicion futbollistik që duket shumë i vështirë. Sezoni ka hyrë në një fazë deçizive, ndaj duhen pikët.

Në krahun tjetër, Teuta kërkon titullin kampion, me rivalët që janë të shumtë./newsport/