Mërgim Mavraj është shprehur në konferencën për mediat se ende nuk ka një opinion të saktë për Kombëtaren, pasi ka vetëm 20 orë që është grumbulluar me grupin.
“Ka ndryshimne të rëndësishme. Më duhet kohë për analizë. 20 orë në Durrës dhe akoma nuk mund të jap një opinion, duhet më shumë kohë. Grupi i madh, kur u futa tek dhoma e darkës dhe nuk e gjeta vendin tim që ishte bosh. Para ndeshjes me Skocinë ishim shumë të fokusuar, tani kemi disa lojtar me probleme, akoma nuk kemi përqendrimin e Islandës.
Kemi bieseudar pak dje, shumë i qetë, si babai jonë. Këto 6 muajt e fundit kemi patur shumë sfida në Gjermani. Besoj që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua. Kam njohur njerëz të mirë, më prnë pritur mirë. Për futboll kanë qenë shumë dallime mes kampionatit grek dhe atij gjerman.
Nuk ishte identiteti im si u silleshin njerëzit atje dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u larguar sa më shpejtë. E ndiej veten shumë mirë. Nations League na eci shumë keq, si rezultatet, apo edhe lopja. Ne nuk ishim të kënaqur me paraqitjet tona.
Me këtë skuadër ka patur shumë ndryshime. Besoj që duhet të afrohemi më shumë, të bëhemi më shumë grup, jo vetëm rezultati, e dimë që mundësitë dhe cilësitë i kemi për t’ja bërë të vështira çdo kundërshtari. Edhe në kohën e Lorikut, apo edhe tek Pujoli me Spanjën.
Besoj që si grup e ka përgjegjësi për ta ndiuhmuar njëri-tjetrin. Unë kam për detyra për t’i dhënë vetbesim çunave. Këto do na shërbejnë shumë për në Islandë, por edhe për ndeshjet e ardhshme. Nuk është vetëm një lojtar, janë 11 lider për çdo ekip të suksesshëm”, është shprehur Mavraj./newsport/