Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar takimet konsultative me klubet e Kategorisë së Parë për rishikimin e strukturës dhe formulës per 4 sezonet e ardhshme, 2019-2023.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, sëbashku me Shefin e Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, njohën klubet me opsionet në lidhje me formulën e Kategorisë së Parë, për të pasur një garë sa më kompetitive deri në javën e fundit të sezonit.

Në të njëjtën kohë, skema e re synon që të nxisë klubet të përafrojnë kushtet sipas standarteve të licensimit, për të qënë sa më afër nivelit me klubet e Kategorisë Superiore.

Sekretari Shulku dëgjoi me kujdes sugjerimet e përfaqësuesve të klubeve, dhe vendosi që ti dërgohen variantet përfundimtare sëbashku me sugjerimet përkatëse, për të marrë komentet përfundimtare deri më datë 5 Qershor.

Propozimi final i dakortësuar do të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv për miratim.