Ish- kapiteni i kombetares shqiptare Mergim Mavraj eshte duke u rikuperuar nga nje demtim qe ka pesuar ne javen e pare te shkurtit megjithate kjo nderprerje e kampionateve duket se ka ardhur ne periudhen e duhur.

Ai nderkohe, ne nje prononcim per “Panorama Sport” ka folur per shume gjera, por nga ana tjeter, ka bere te ditur se tek shkodrani Marash Kumbulla sheh “pasardhesin” e tij.

“E njoh Kumbullen, madje edhe jemi stërvitur bashkë. E njoh atë dhe ka m parë shumë ndeshje të tillë. Shikoni, është shumë e vështirë që të japësh një përkufizim.

Kjo, për vetë faktin se dikush thotë për shembull Mërgimi është i gjatë, dikush tjetër që është i shkurtër. Dikush thotë që jam i shëndoshë e një tetër që jam i hollë. Mirëpo, për mua, cilësia kryesore e tij është qetësia.

Mua më duket, kur e shoh duke luajtur, sikur po shoh veten time. Edhe gjatë stërvitjeve, apo kur ishim në grumbullim, sjelljet e tij…

Kumbulla eshte shumë i urtë. Shumë i qetë, edhe brenda edhe jashtë fushe. Pasime shumë shumë të mira. Një lojtar me sytë dhe kokën lart kur e hap lojën. Jo më ashpërsi e forcë, por me shumë zgjuarsi dhe urtësi. Besoj se këto do të jenë atribute që do ta ngjisin atë lart e më lart. Besoj se kemi një të ardhme shumë të mirë në Kombëtaren shqiptare.