Në emisionin “Sport News Plus” në News 24, është i ftuar trajneri i Besës, Artan Mërgjyshi i cili analizoi ndeshjen Vllaznia-Kastrioti:

“Këto kohë ka një stof të madh, që jo vetëm në kampionatin tonë ndodh ky stof, Kastrioti u bë skuadër e ‘bezdisshme’ për Vllazninë duke e acaruar dhe nervozuar me vonesat e lojës. Dhe terreni ishte e ngjeshur nga shiu duke parë edhe këndvështrimin e pasimeve.

Vllaznia duke parë diferencën me ndjekësit mund t’a kalojë me lehtësi këtë stof. Tek moviola për mendimin tim ishte penallti për Kastriotin.

Nuk është për të vendosur theksin tek arbitri pavarësisht rasteve. Jonuzi, Hoxhaj dhe Dilaver nuk ishin ne ditët e tyre më të mirë.

Vllaznia po shënon pak duke parë këto tre ndeshje ka një ngerç psikologjik pasi hyn tek petku i kryesuesit.”, përfundoi Mërgjyshi.