Kasemiro nuk kërkon mëshirë nga shokët e tij për vazhdimësinë e këtij Botërori, duke qenë se dëmtimi i Nejmarit dhe Danilos ndaj Rusisë, ka nervozuar shumë mesfushorin e kaluar këtë verë te Mançester Junajtid.

“Jemi të fortë, kemi një skuadër kompetitive dhe kemi ardhur këtu që të fitojmë Kupën e Botës, por ndërkohë bëjmë edhe shumë gabime.

Në ndeshjet që kemi ofruar së fundmi, ka pasur mjaft raste në të cilat kemi kaluar në avantazh, kemi vënë në kasafortë rezultatin, por më pas na është dhimbsur disi kundërshtari dhe nuk kemi qenë më agresivë.

Ky është një gabim shumë i madh dhe ndoshta ndaj Serbisë, pas 2-0 e ulëm disi ritmin, ndërsa ata kaluan në ashpërsi dhe sot vuajmë disa dëmtime të rëndësishme. Prandaj, të mos bëjmë më të tilla gabime”, tha Kasemiro.