Dita e sotme eshte e veçante per themeluesin e shoqates “Djelmnia Shkodrane”, Gjovalin Stolajn. Ai feston 62 vjetorin e lindjes dhe me kete raste gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur me 28 nentor 1960 dhe shume vite te jetes se tij ia ka kushtuar edhe futbollit. Kemi te bejme me nje figure te njohur per futbollin e moshave ne Shkoder. 24 vite më parë do të formonte një ndër të parat shoqata sportive në Shkodër, pikërisht “Djelmnia shkodrane”.

E bëri në vitin 1998, atëherë kur ishte vetëm 38 vjeç, por me një pasion të madh për të punuar me futbollistët e vegjël. Ka zgjedhur të punojë me një emër të nderuar të futbollit shkodran si Nikoll Gjergji dhe të dy sëbashku për vite me rradhë kanë kontribuar në futbollin e moshave në Veriun e vendit.

Gjovalin Stolaj me dëshirën dhe pasionin e tij krijoi disa ekipe grupmoshash, madje edhe ekip të rriturish me të cilin u përfaqësua në kategorinë e tretë. Emri “Djelmnia shkodrane” filloi të bëhej prezent kudo dhe nuk kanë munduar as trofetë e fituar.

Ashtu si dhe lojtarët e talentuar të dalë prej këtyre ekipeve, të cilët sot luajnë me sukses në ekipe të tjera të vendit por edhe jashtë Shqipërisë. Kjo ishte një biografi e shkurtër sportive për Gjovalin Stolajn i cili kohët e fundit për arsye shëndetësore është distancuar paksa nga futbolli aktiv megjithatë mendjen dhe zemrën i ka gjithnjë aty./SHKODRA-SPORT.COM/