Juventusi dëshiron të nënshkruajë me Nico Williams nga Athletic Bilbao në merkaton e janarit.

Sezoni i dobët i ‘Zonjës së Vjetër’ tregon nevojën urgjente për përforcime me AS që raporton se anësori 20-vjeçar është objektivi i tyre i parë i transferimit.

Max Allegri po harton një treshe sulmuese me Vlahovic, Chiesa dhe spanjollin me rrënjë ganeze për ta plotësuar ofensivën.

Williams po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me 4 gola dhe po aq asistime në 15 paraqitje për Bilbaon, ndërsa ka rënë në sy në formacionin e tij në Kupën e Botës, ku madje është paraqitur në të dyja ndeshjet e grupit si zëvendësues.

Vlera në treg e futbollistit aktualisht arrin në 25 milionë euro.