Futbolli shqiptar është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. Deri më tani nuk ka ende një vendim nga Qeveria shqiptar se kur ekipet do të kthehen në fushë edhe FSHF-ja I ka dërguar një letër dhe ka gati protokollin shëndetësor.

Mjeku I njohur, Pëllumb Pipero ka folur sërish për sportin dhe futbollin. Në një intervistë për “Fax neës”, ai është shprehur sipas mendimit të tij futbolli duhet të hapet për 2-3 javë.

”Sportistëve duhet t’ju matet temperatura, dhe nëse kanë persona të moshuar në shtëpitë e tyre t’ju qëndrojnë larg. Për mua për 2 ose 3 javë mund të hapet futbolli.

Unë do të isha shumë i lumtur nëse specialistët do e dëgjonin fjalën time në këtë rast”, u shpreh doktor Pëllumb Pipero./newsport/