Kamza është zhdukur përfundimisht nga futbolli shqiptar të paktën për këtë sezon. Pasi ekipi ra në Kategorinë e dytë për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit, këtë edicion FSHF-ja vendosi ta përjashtoi edhe nga e Dyta pasi ekipi nuk merrte pjesë në ndeshje.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, tashmë bashkia Kamëz kërkon të prishë stadiumin për ta kthyer në parking. Diçka absurde nga Kryeytari I Bashkisë që në vend të ngrejë të vetmin aktivitet sportiv në Kamëz kërkon ta bëjë parking.

Shumë qytete kërkojnë që të ndërtojnë stadiume për ekipet e tyre, por e kundërta ndodhë në Kamzë që kërkojnë të shuajnë përfundimisht ëndrrën e shumë futbollistave.

Duke parë këtë lajm disa banorë kanë dal për të protesuar në mënyrë që stadium të mos shembet për të vazhdojë të jetë njësoj dhe skuadra të rinisi ngritjen sërish./newsport/