Meridian Ramçaj njihet gjerësisht si një tifoz i Vllaznisë, përveç pozicionit të tij në klubin shkodran, si pjesë e marketingut.

Ditët e fundit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes së medias sportive për shkak të një debati në studion e “Proçesi Sportiv” në Top Channel, teksa një tifoz i Partizanit, gjatë emisionit i dhuroi një fanellë të të kuqve, ndërkohë që Ramçaj i premtoi se do t’ia kthente pas ndeshjes me firmat e futbollistëve të Vllaznisë dhe realisht një gjë e tillë ndodhi.

Në fund të ndeshjes me Partizanin, Meridiani ia ka rikthyer bluzën e Partizanit, me firmat e futbollistëve të Vllaznisë, tifozit të Partizanit.

Një gjë interesante kjo, që mbetet vetëm në kuadrin e duelit sportiv, pasi të dyja tifozëritë dhe të dy klubet kanë pasur marrëdhënie të mira njëra me tjetrën ndër vite.
Maringlen ZHIVANI