Roko Vata ka qenë fantastik në mbrëmjen e djeshme, atje ku Celtic B fitoi trofeun e Glasgow Cup kundër Rangers në derbi.
Djali i Rudi Vatës shënoi një prej golave, teksa shoku i ekipit ka nisur që të festojë pa gjuajtur ende Roko, ashtu siç ka ndodhur shpesh me Kristiano Ronaldon.
Por më i bukur se goli, ishte asisti i Roko Vatës. Në golin e dytë, futbollisti shqiptar bën një driblim dehës ndaj kundërshtarit duke pasur te Brooks, që e ndali topin në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll 1-3 në favor të Celtic B, por Rangers barazoi gjithçka në të dytën. Në fund ishte Celtic që fitoi pasi u tregua më i saktë në ruletën ruse, 4-3. /Sport Ekspres/
Rocco Vata’s goal to make it 3-0 to Celtic B at Ibrox!🇮🇪💚 pic.twitter.com/rhIVH1e8K0
— Rep of Ireland Player Tracker (@reptracker) May 10, 2023