Një takimi interesant pritet të jetë përballja mes Teutës dhe Egnatias në “Niko Dovana” që do të luhet në orën 16:00.
Durrsakët e Edi Martinit pas hapave fals të kundërshtarëve kanë shansin e artë për t’iu larguar zonës së ftohtë, pasi një 3 pikësh ditën e sotme do t’i poziciononte djemtë e detit në vendin e 7-të, duke zbritur kështu Kastriotin në zonën e nxehtë.
Ndërkohë nëse vendasit luftojnë për t’iu larguar vendeve të fundit, e kundërta është për Egnatian, e cila kërkon 3 pikët për tu pozicionuar në vendin e 3-të në klaisifikim, ku do të shkonin më pas 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Tirana.
Interesante do të jetë dueli në Durrës, me Duron dhe Martinin do të hedhin “artilerinë” e rëndë në mënyrë që të sigurojnë 3 pikët e javës së 17-të.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Qirko, Jazxhi, Kuro, Kotobelli, A.Marku, Beqja, Karabeci, Kallaku, Gjinollari, Oshafi, L.Vila. Trajner: Edi Martini
Egnatia: Sherri, Akbekpornu, Malota, Atanta, Frangaj, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Musta, Jackson, Duamena. Trajner: Shpëtim Duro.