Pasi ka marre disa lojtare te kampionatit shqiptar, te Beselidhja e basketbollit te meshkujve tashme puna eshte fokusuar edhe tek perforcimet me lojtare te huaj. Sipas rregullit te ri te FSHB per reduktimin e numrit te tyre, kuptohet qe drejtuesit lezhjane jane duke menduar per zgjedhjen e elementit sa me cilesor.

Per kete arsye diten e sotme kane zyrtarizuar blerjen e amerikanit te pare. Behet fjale per jacob Eyman. Nje lojtar shtatelarte qe luan ne pozicionin qender dhe qe ne sezonet e fundit ka qene pjese e ekipit Portland State Viking.

Por Eyman nuk do te jete amerikani i vetem qe do te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri. Ne ditet ne vazhdim pritet te mberrijne ne Lezhe edhe te pakten dy amerikane te tjere, me te cilet do te mbyllet merkatoja e lojtareve te huaj.

Kujtojme qe perpara Eyman, Beselidhja ka firmosur edhe me Robert Shestanin, Julian Hamatin, Eldin Hysen, Vinsent Grazhdani dhe Marvin Prodanin. Ne kete menyre skuadra e sezonit te ardhshem ka nisur te marre forme.

Trajneri Bilali e ka te qarte se tashme nuk duhen bere me gabimet e sezonit te kaluar, pikerisht ne finalet ndaj Tiranes (i humbi 2-3) dhe per kete arsye bashke me drejtuesit e klubit po mundohen te krijojne nje ekip sa me kompakt./SHKODRA-SPORT.COM/