Ditët e fundit, që pas ndeshjes me Kukësin, në Shkodër po diskutohet shpesh për blerjet që ka bërë Vllaznia në merkaton e janarit. Ndonëse fillimisht u vlerësuan si blerje shumë të mira, kjo ndeshje tregoi tjetër gjë.

Dyshimet në opinion për vlerat e këtyre futbollistëve ekzistojnë. Por njeriu që i ka sjellë ato në Shkodër, trajneri Ernest Gjoa kërkon të hedhë poshtë çdo dyshim për vlerat e tyre.

E ka përsëritur edhe sot kur para gazetarëve është përgjigjur: “Merkato e janarit e dështuar? Durim, çdo gjë ka kohën e vet. Edhe kur mbillet ara, hidhet fara dhe pas disa kohësh korret gruri.

Përnjëherë nuk del, ndaj durim”. Trajneri e thotë këtë gjë sepse vërtetë beson në aftësitë e këtyre lojtarëve me të cilët dëshiron të arrijë misionin që ka marrë përsipër.
© shkodrasport.com