CR7 nuk do të zbresë në fushë sot ndaj Al Riyadh pas polemikave në lidhje me administrimin e fondit Pif. Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e Al Nassr kundër Al Riyadh, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit saudit. Nuk ka asnjë problem fizik për portugezin, është një formë proteste për pasivitetin e klubit të tij në merkaton e dimrit.
Sipas të përditshmes sportive portugeze “A Bola”, CR7 është mjaft i pakënaqur nga menaxhimi që Pif (Fondi Publik i Investimit të Arabisë Saudite) po i bën klubit, ku ai luan prej tre sezonesh. Mbi të gjitha në raport me zgjedhjet dhe investimet në klubet e tjera të kontrolluara nga fondi.
Trajnerit Jorge Jesus nuk i janë sjellë përforcimet e kërkuara. Gjatë sesionit të mërkatos dimërore është marrë vetëm Haydeer Abdulkareem, mesfushori iraken 21-vjeçar.
Nga fillimi i janarit, kompetencat e drejtorit sportiv Simão Coutinho dhe administratorit të deleguar José Semedo janë “ngrirë” nga cda. Rolando nuk pajtohet me menaxhimin ndryshe të Al Hilal, që ka marrë Pablo Mari për 2 milionë euro dhe pret Kader Meité (30 milionë). Sipas zërave të fundit, te skuadra e Simone Inzaghi mund të shkojë edhe Karim Benzema.
Al Nassr është në vend të dytë, 3 pikë pas Al Hilal (46 pikë). Protesta e Ronaldos vjen pas deklaratave të trajnerit Jorge Jesus, i cili ka theksuar 2 javë më parë se Al Nassr nuk e ka fuqinë politike të Hilal. Fjalët e tij provokuan reagimin e Al Hilal, që kërkoi skualifikimin e trajnerit portugez nga 6 muaj deri në 1 vit. Dhe akoma nuk ka përfunduar.


