Merkato e janarit është mbyllur zyrtarisht sot në mesnatë. Klubet nga 5 ligat më të forta të Evropës i kanë bërë llogaritë e tyre. Në krahasim me një vit më parë mund të quhet se ky janar ka qenë më i kursyer me 555,62 milionë euro të shpenzuara, ndërsa në sezonin 2017-18 u shpenzuan 911 milionë euro.

Blerjet më të fuqishme dhe shpenzimet e 5 ligave kryesore në Evropë:

Premier League vijon të mbetet liga me më shumë shpenzime edhe këtë janar. Me Chelsea që mban rekord me blerjen e Pulisic për 64 milionë euro. Në Itali është Milani që sundon me blerjen e Piatek dhe Paqueta, të dy nga 35 milionë euro.

Në Spanjë, Brahim Diaz është më i shtrenjti me 17 milionë euro të shpenzuara për të (De Jong nuk llogaritet sepse Barcelona do e kryejë në verë pagesën). Në Gjermani është Salzburg që bëri goditjen më të fuqishme, 19 milionë euro për Haidara (35 milionët për Pavard Bayern do i paguajë në verë). Ndërsa në Francë është sërish PSG që bën ligjin me 47 milionë eurot e shpenzuara për Paredes.

Blerjet më të shtrenjta këtë janar në 5 ligat më të forta në Evropë: