Vllaznia me afrimin e sulmuesit Kaine dhe kosovarit Sadrija ka mbyllur merkaton e verës. Ditët e fundit të tij, ekipi nuk ka pasur të reja në merkato.

Kuqeblutë e kanë mbyllur me 16 afrime. Lojtarë të huaj e ata të dalë nga akademia. Vllaznia është forcuar në çdo repart dhe madje duke dubluar çdo sektor të fushës. Bulatoviç, Dianje, Hakaj, Paloka, Mulliu, Smajli e Shimaj janë afrimet e bëra për mbrojtjen, ndërsa për mesin e fushës janë afruar Heriç, Mustedanagiç, Latifi, Sadrija e Gustavo.

Ndërkohë, afrime cilësore pritet të ketë edhe sulmi Gjurgjeviç, Aralica e Kaina e Çoba janë pjesë e lojtarëve që këtë vit do të kontribuojnë për kuqeblutë.

Vllaznia ka dy skuadra në dispozicion dhe ky duket se është sezoni ideal për të pretenduar titullin kampion. Ndryshimet që kanë ndodhur në merkato dhe alternativat e shtuara në të gjitha repartet për trajnerin Tomas Brdariç, e bëjnë ekipin kuqeblu të frikshëm.

LËVIZJET TE VLLAZNIA:

Afrime: Egzon Shimaj, Darko Bulatoviç, Fahrudin Gjurgjeviç, Liridon Latifi, Uellington Gustavo, Ante Aralica, Fallou Dianje, Elvedin Heriç, Esin Hakaj, Kaina Nunjes, Albin Sadrijaj, Zinedin Mustedanagiç, Geralb Smajli, Mersian Muliu, Klejdi Paloka.

Largime: Albion Avdijaj, Elom Nya-Vexhi, Salim Cise, Nertil Hoxhaj, Dajan Shehi, Demir Imeri, Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Eni Imami, Haris Dilaver, Millosh Kaleziç;