Një moment dramatik u regjistrua në Angli, ku futbollisti 17-vjeçar, i Uest Brigdford Kolts, Dylan Riç, humbi jetën teksa ishte duke luajtur gjatë një ndeshjeje të vlefshme për Kupën e të rinjve. Futbollisti pësoi një infarkt, teksa u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga vetë klubi anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke bërë të ditur, se vdekja e tij “i la të gjithë me zemër të thyer.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për prindërit, familjen, miqtë dhe shokët e tij të skuadrës”, lexohet akoma në komunikatën e klubit -.

“Klubi do t’i japë të gjithë mbështetjen e mundshme atyre lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të prekur nga kjo ngjarje tragjike, por tani për tani nuk ka fjalë të tjera të mundshme dhe ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë tepër të vështirë”.