Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes pas javes se 11-te kampionatit, vetem dy pike larg Bylisit kryesues.

Pasditen e sotme kuqeblute e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane pritur ne “Reshit Rusi” ekipin e Korabit ndaj te cilit kane fituar me rezultatin e ngushte 2-1, ne nje ndeshje shume te forte, shoqeruar me duele te njepasnjeshme te futbollisteve ne fushen e lojes.

Ne pjesen e pare ka qene mbrojtesi Gledian Pusi ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 14-te. Nje mbrojtes qe shenon herepashere dhe ndihmon skuadren e tij te ece perpara, por duke treguar edhe vlera si lojtar.

Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol. Ne te dyten Vllaznia U21 do te fitonte nje 11-metersh por nga pika e bardhe Antonio Delaj do te gabonte sepse gjuajtja e tij pritet nga portieri kundershtar.

Megjithate Delaj korigjon gjithçka ne minuten e 68-te kur me nje aksion personal shenon golin e dyte per ekipin shkodran. Nderkohe ne minuten e fundit Mziu me koke do te ngushtonte shifrat per dibranet, por nuk ka me kohe dhe gjithçka mbyllet 2-1 per Vllaznia U21.