Lajm i mirë për tifozët e futbollit. UEFA sot ka dhënë dritën jeshile për tifozët në ndeshjet në transfertë. Shumica e stadiumeve në Europë janë hapur edhe pse jo me një kapacitet maksimal, por tifozët e skuadrës udhëtuese nuk janë lejuar për shkak të covid-19.

Në ndeshjet e Champions, Europa dhe Conference League, tifozët do të lejohen të jenë në stadium në ndeshjet në transfertë dhe të gjithë duhet të plotësojnë rregullat e Covid-19 që ka secili vend.

“UEFA ka hequr ndalesën për tifozët që vizitojnë ndeshjet e klubeve evropiane; përkrahësit tani do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet jashtë në Champions, Europa dhe Conference League, në varësi të kufizimeve të qeverisë kombëtare të koronavirusit”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

Ne Shkoder ne fakt u be jo pak zhurme para ndeshjes Shiroki Brijeg- Vllaznia kur nje pjese e konsiderueshme e tifozeve shkodrane u bene gati per te udhetuar drejt Bosnje- Hercegovines, por shumica e anulluan pikerisht per shkak te rregullit te mesiperm qe ka qene ne fuqi nga UEFA.