Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Flamurtari zyrtarizon sulmuesin që i mori Partizanit

MERKATO/ Flamurtari zyrtarizon sulmuesin që i mori Partizanit

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar sot firmën me futbollistin nga Kongo, Arshonzh Bintsuka. Sulmuesi është larguar nga Partizani për t’iu bashkuar vlonjatëve për pjesën e dytë të sezonit.

Një lëvizje deri diku e papritur, duke llogaritur se Partizani gjatë verës praktikisht bëri “luftë” me lojtarin për t’i rinovuar kontratën, pasi ai kërkonte të largohej. Ndaj Bintsuka erdhi edhe me vonesë për fazën përgatitore, pasi hodhi firmën në marrëveshjen e re.

Por me afrimin e trajnerit Kërnaja, ai humbi vende në hierarkinë në radhët e ekipit e kësisoj, palët kanë menduar që një sistemim i ri do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë. Kësisoj, ai ka kaluar në radhët e Flamurtarit i cili kërkon alternativa për repartin e avancuar.

“Sulmuesi Archange Bintsouka i bashkohet Flamurtari F.C., duke shtuar cilësi, fizik dhe alternativë të rëndësishme në sulm. Mirë se erdhe në familjen Flamurtari F.C.”, shkruhej në njoftimin e vlonjatëve për futbollistin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments