Jürgen Klopp është gati për t’u rikthyer në stol nëse në verë Real-i i Madridit do t’i ofrojë postin e lënë bosh nga Xabi Alonso.
Sipas ekspertit të merkatos në Gjermani, Florian Plettenberg, trajneri gjerman ka rimenduar vendimin që mori pak muaj më parë kur vendosi që të largohej nga Liverpool-i.
Siç dihet Klopp ka nisur që të bashkëpunojë me Red Bull dhe ka marrë postin e këshilltarit në këtë kompani, e cila zotëron disa skuadra në glob.
Sipas Plattenberg Klopp do të rikthehej në stol nëse gjatë verës do të kontaktohej nga Real-i.


