Zamiq Aliyev me shumë mundësi do të largohet nga Egnatia gjatë merkatos dimërore që po vjen. Sipas shtypi të shkruar, qendërmbrojtësi azer do të transferohet në Turqi gjatë muajit janar.

Sipas të njëjtit burim, klubi i Kategorisë së Dytë turke, Ezurumspor ka arritur akord me futbollistin. Vlen të theksohet, se Aliyev ka qenë një protagonist absolut në sezonin e shkuar, kur rrogozhinasit fituan titullin e dytë radhazi dhe të dytin në histori.

24-vjeçari u bashkua me Egnatian gjatë verës së vitit të shkuar. Ai u kthye menjëherë në “pikë kyçe” për Edlir Tetovën, duke luajtur në qendër, por edhe në krahun e djathtë.

Megjithatë, kohët e fundit, Aliyev ka humbur vendin e tij te Egnatia, duke qenë kjo gjë një nga arsyet kryesore të largimit të mundshëm të tij.