Nëse i bëjmë një bilanc merkatos së Vllaznisë në hyrje dhe në dalje, shkodranët janë “mangët” tre futbollistë deri më tani, pasi kanë larguar plot nëntë të tillë.

Në fakt, nuk pritet që deri në përfundim të merkatos, shkodranët të afrojnë po kaq futbollistë, por një pjesë e grupit do të plotësohet nga futbollistët e Akademisë, të cilët këtë sezon pritet të jenë në fokusin e veçantë të Josës. Madje, disa prej tyre janë kaluar në “sitë” gjatë kësaj periudhe, që skuadra vijoi përgatitjet në Austri.

Futbollistët e rinj në moshë pritet të kenë hapësira në sezonin e ardhshëm, pasi kjo është edhe pjesë e rëndësishme e politikave të klubit të Vllaznisë. Ne 28 futbollistet qe sterviten çdo dite nen drejtimin e trajnerit Josa, numri i ketyre te rinjve eshte i konsiderueshem.

Mjafton t’i japesh besim dhe sigurisht qe ata do t’ua shperblejne. Skuadra ka nevoje per gjak te ri dhe mbase ky do te jete sezoni qe ata do te promovohen me shume se asnjehere tjeter keto vitet e fundit.
Maringlen ZHIVANI