Enkeleid Dobi ka marrë postin e trajnerit te Kukësi. Pas largimit të Skënder Gegës, 47 vjeçari durrsak do vijojë punën te verilindorët, teksa drejton për herë të parë në Shqipëri.
Ish-trajneri i Gornik dhe Widzew në Poloni, Dobi ka thënë në fjalën e tij se ekipi do kapë ritmin, ndërsa për të puna si trajner i Kukësit do jetë në trampolinë.
“Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dhanë këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka, do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon, na duhet pak kohë të bëjmë grupin. Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas.
Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çështë e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin direkt në 4 javët e para. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time”, theksoi Dobi./newsport/