Kuptohet qe niveli i krahasimit mes tyre eshte i larget, por Zlatan Ibrahimoviç dhe Albert Kaçi kane nje te perbashket: vitin e lindjes. Si sulmuesi i Milanit ashtu edhe ai i Murlanit, kane lindur ne vitin 1981. Pra para plot 40 vitesh.

Megjithate te dy vazhdojne te luajne futboll me shume pasion duke treguar ne njefare menyre se vitet kalojne dhe klasi mbetet. Sulmuesi shkodran pas nje shkeputje nga futbolli eshte rikthyer serish te luaje dhe pasditen e sotme ka rezultuar shume i rendesishem per ekipin e KF Murlanit duke shenuar golin e fitores ne ndeshjen e tij te pare ne kategorine e trete te futbollit shqiptar.

Kaq ka mjaftuar qe nje bashkelojtar i tij tek Vllaznia e Elbasani, pikerisht Skerdi Bejzade, ka lene nje koment tek shkrimi i “Shkodra Sport” ne lidhje me golin e Albert Kaçit.

“Bravo Albert Kaçi, si Ibrahimovic me je bo tashti ne pleqni”- shkruan ne postimin e tij Bejzade i cili siç dihet eshte duke bere detyren e trajnerit tashme ne Gjermani./SHKODRA-SPORT.COM/