Pak ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka qenë I pranishëm në mbledhjen e gjyqtarëve që bëhet çdo javë. Në media u përfol se kjo mbledhje ishte me tona të ashpëra për gafët e shumta që arbitrat kanë bërë gjatë kësaj jave.

I ftuar në emisionin “Skaner”, shefi i sektorit të gjykimit, Sokol Jareci ka zbuluar më shumë rreth këtij takimi duke treguar se nuk ka pasur tone të ashpëra, por një mbledhje e zakonshme.

Ne fjalen e tij ai e ka konsideruar nje mbledhje normale ate qe ndodhi. “Ishim në një bisedim si zakonisht dhe ne e informojmë për çdo gjë ndodh në kampionatin shqiptar.

Ishte një javë e nxehtë pasi kishte më shumë gabime se zakonisht e kjo ishte arsyeja se përse presidenti Duka ishte I pranishëm në mbledhjen e arbitrave. Është diskutuar thjesht për gabimet që janë bërë dhe jo me tona të larta siç thuhet”./newsport/