Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia është futur seriozisht në garë për transferimin e Qlirim Avdullit, një prej emrave më të kërkuar të merkatos verore.
Mbrojtësi i majtë i Ferizajt po kalon formën më të mirë të karrierës, duke regjistruar 18 asistime në dy sezonet e fundit, një statistikë që e bën atë mbrojtësin më produktiv në Superligën e Kosovës.
Gazeta Olle në Kosovë raporton se drejtuesit e Vllaznisë i kanë paraqitur tashmë ofertën zyrtare futbollistit, duke e konsideruar një përforcim ideal për krahun e majtë në prag të sezonit të ri.
Me cilësitë e tij në fazën mbrojtëse dhe kontributin e madh në sulm, Avdulli shihet si një lojtar që mund t’i japë më shumë forcë skuadrës shkodrane në objektivat e saj për sezonin e ardhshëm.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


