Tërbuni ishte dje në Shkodër në stadiumin “Loro Borici” për ndeshjen miqësore përballë Vllaznisë. Pukjanët e drejtuar nga Elvin Beqiri u mundën me rezultatin 4-1, kjo edhe e pritshme nga diferencat që kanë dy skuadrat. Por edhe të besuarit e ish-mbrojtësit të kombëtares treguan se janë një ekip i fortë dhe me cilësi.

Ajo që ra në sy tek pukjanët ishte edhe testimi i disa futbollistëve që mund të jenë pjesë e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit. Një ptej tyre ishte edhe mesfushori shkodran, Rigers Xhahysa. 20-vjeçari ishte pjesë e Burrelit në pjesën e parë të edicionit, ku edhe shënoi 1 gol me matjanët.

Por tashmë ai ka vendosur të ndryshojë ambient dhe duket se Tërbuni do jetë ekipi i tij i ri. Ish-futbollisti i akademisë Vllaznia zbriti në fushë gjatë pjesës së dytë të lojës. Xhahysa aktivizohet si mesfushor, ku njihet për cilësitë e tij teknike që e kanë dalluar gjithmonë.

Për momentin nuk dihet nëse është arritur marrëveshje mes tij dhe klubit pukjan, por mesfushori duket se do ketë disa ditë provë për të treguar vlerat e tij.
Endri ÇINARI